Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Albin Kurti, nxënësi i dalluar i Sali Berishës

Berisha-Kurti

Nga Sebastian ZONJA-

Problemin e korrupsionit të Berishës duhet të na e zgjidhin amerikanët. Logjika e opozitarëve ngjashëm me Bashën.

Problemin e vasalitetit të Ramës përball Vuçiqit duhet ta zgjidh Kosova. Logjika e kozmopolitëve të Tiranës.

Berishën dhe Ramën i zgjodhëm me votë. Votuam për projektet e tyre të politikëbërjes. Që në krye të herës, Rama dhe Meta e pagëzuan aleancën e tyre si aleancë ballkanike me bekimin e Athinës dhe Beogradit. Duke e ditur se kjo aleancë ballkanike do të sillte tezën “Ballkani i ballkanasve”, sërish, votuam Ramën dhe Metën në koalicion.
Sot, duke mos e pranuar gabimin, duam që të fshehim kokën si struci duke kërkuar që problemet të na i zgjidh Kosova apo Amerika.

Artikulim politik në Shqipëri, për fat të keq, ka vetëm Sali Berisha. Të tjerët ngrenë artikulime për probleme sociale dhe parametrat social të shtetit. Ideja për kombin është më e rëndësishme se frazat “s’kemi bukë”.

Revolucioni amerikan nga ai francez dallojnë në parametrat social dhe politik. Ai francez ishte mbi premisa sociale, ai amerikan mbi ideale politike.

S’mund të ketë zhvillim social pa ideale politike. E një ndër ta, më i rëndësishmi, është Kombi.

Edi Rama nuk ka ligjërim politik kombtarist.
Ilir Meta nuk di ta bëjë, edhe po të dojë.
Lulzim Basha është “euroatlantist”.
Për fat të keq, i vetmi që ka fibër politike është Sali Berisha. Nxënësi i tij i dalluar është Albin Kurti.

Albin Kurti s’e rrëzon dot Ramën, pavarësisht retorikës që përdor. E ka pasur pikë të dobët. Kanë mbështetur njeri – tjetrin, si “të majtë”, edhe pse e dinte shumë mirë se kush ishte.

Sali Berisha s’e rrëzon dot Ramën, pavarësisht retorikës që përdor. Kanë bashkëpunuar për të ndërtuar këtë sistem politik.

Thjesht kemi mbetur jetim mes katër rrugëve. Zoti e shpëtoftë këtë vend, se s’po dimë nga t’ja mbajmë!

Related Posts

Leave a comment