Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Privatizimi i Kompleksit Partizani, ish-ministri Genc Ruli thirret në SPAK

genc-ruli-1-730x480

SPAK ka thirrur për të marrë në pyetje lidhur me aferën e privatizimit të Kompleksit Partizani, ish-ministrin e Ekonomisë, Genc Ruli.

Më herët, SPAK ka pyetur ish-ministrat e Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe Gazment Oketa si dhe ish-funksionarë të tjerë.

Ruli, i cili është një nga themeluesit e PD, ka mbajtur postin e ministrit të Ekonomisë në vitet 2005-2009.

Ndërkohë, po sot do të pyeten ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami si dhe ish-kreu i Forcave të Armatosura, Xhemal Gjunkshi.

Ende nuk ka një datë konkrete se kur SPAK do të thërrasë ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Ai ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë ftesë të tillë ende.

SPAK ka regjistruar procedimin penal për privatizimin e ish-Kompleksit Partizani.

Related Posts

Leave a comment