Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shehi: Fatkeqësisht Berisha gaboi! Bëri koalicion me Metën pa zgjidhur problemet e brënda partisë më parë

Dashamir-Shehi-1

Dashamir Shehi thotë se për zgjedhjet vendore duhet një formulë gjithëpërfshirëse. Në studion e lajmeve të MCN TV, përmes një lidhjeje Skype, kreu i LZHK-së tha se primaret nuk japin mundësinë e bashkimit të opozitës.

Zgjedhjet e 6 marsit ishin një katastrofë për opozitën. Duke hequr Shkodrën që prodhoi një kryetar bashkie pozitiv, të tjerat u humbën. Më 6 mars fitoi Edi Rama dhe unë nuk dua që kjo të përsëritet më 14 maj, unë dhe të tjerët që jemi në opozitë.

Kam dashur të gjejmë një formulë tjetër që është më e ajrosur, që i përfshin të gjitha palët. Jemi në fillim të kësaj pune. Uroj që të mbërrijmë një lloj marrëveshje me një njeri dinjitoz. Unë uroj që këta muaj të rishikohen dhe të mbërrijmë në një lloj bashkimi opozitar.

Shehi kritikoi edhe aleancën e nënshkruar pak ditë më parë mes PD-së së Berishës dhe Partisë së Lirisë së Metës. Sipas Shehit, një hap i tillë duhej bërë pas ribashkimit të partisë.

Fatkeqësisht zoti Berisha e bëri një gabim. Para se të mbyllë temat e brendshme, shkoi e bëri aleancë me Metën. Duhej të mbylleshin njëherë çështjet brenda PD. Unë prapë jam optimist nga natyra. Nuk kam ndërmend të tërhiqem nga teza ime.

Shehi theksoi se opozita duhet të gjejë një formulë tjetër për zgjedhjet vendore të 14 majit dhe sthoi se do t’i bashkohet protestës së 12 nëntorit.

Gjykoj që ka ardhur dita që opozita të gjejë një formulë tjetër. Unë gjykoj që nuk është e mjaftueshme kjo aleancë. Vazhdoj të punoj me idenë që kryetari i aleancës së Tiranës të jetë kandidati për Bashkinë e Tiranës. Ka një ngutje që të dalin përpara si “ne jemi shefat”, ne punojmë. Nuk kemi nevojë për tifozët e partisë. Nuk kemi më detyrimin t’u shkojmë mbrapa grupeve që e kanë shpërdoruar shansin që u ka dhënë historia.

Related Posts

Leave a comment