Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Planifikuan vrasjen e Preng Palucës në Kamëz, kush janë dy shqiptarët e arrestuar në Spanjë

-640-0-03d4946c2b531e4c0985501f9df6aef9

Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka janë dy personat e arrestuar në Spanjë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare në lidhje me atentatin e dështuar të 8 dhjetorit 2021.

Mediat spanjolle shkruajnë se janë akoma në pritje të komunikimit me ato spanjolle në rrugë zyrtare për prangosjen e dy të rinjve shqiptarë.

Sipas informacioneve, ata dyshohet se kishin planifikuar të vrisnin disa anëtarë të një organizate kriminale duke përdorur eksplozivë me telekomandë.

Njëri prej të arrestuarve, i arratisur nga Shqipëria, kishte jetuar më parë në Turqi, para pak kohësh mbërriti në Barcelonë ku edhe u arrestua.

Çfarë ndodhi në vitin 2021?

Kujtojmë se Preng Paluca i shpëtoi një atentati për herë të tretë në vitin 2021.  Atentati i organizuar ndaj tij, me mina me telekomandë, të ideuar në Lezhë nuk u finalizua dot, pasi u vunë në pranga Nikoll dhe Marie Marku.

Grupi i vrasësve me pagesë, Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka, bashkë me çiftin Nikoll dhe Marie Marku, ishin paguar për të hequr qafë njëherë e mirë, Preng Palucën.

Hektor Ndoka dhe Edmir Vlashi, tashmë të arrestuar kanë pasur që më herët konflikte me vëllezërit Paluca në Kamëz. Shkak për konfliktin e nisur mes palëve, dyshohet se është bërë prishja e pazareve të drogës në Belgjikë.

Related Posts

Leave a comment