Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dani Alves pritet të arrestohet të nesërmen në Spanjë pas akuzave për abuzim seksual

-640-0-c97b91b9a0b8586972ee386d8f08a894 (1)

Lojtari me më shumë trofe të fituar në botën e futbollit mund të përfundojë në burg.  Dani Alvesh do të arrestohet të premten nga policia me akuzën e ngacmimit seksual, ngjarje e regjistruar dhjetorin e shkuar.

Vetë mbrojtësi i cili aktivizohet në Meksikë me skuadrën e Pumas i ka mohuar akuzat.

”Nuk e di kush është ajo zonjë. Ju shkoni në një tualet dhe nuk keni pse të pyesni se kush është atje. Unë kurrë nuk kam pushtuar hapësirën e askujt. Si do ta bëj atë gjë me një grua apo një vajzë? Jo, për hir të Zotit.”

Ngjarja në fjalë është regjistruar gjatë periudhës kur Alvesh ka qenë  Barcelonë, duke kaluar kohë me miqtë në klab.

Gjatë qëndrimit aty, 39-vjeçari dyshohet se ka prekur në pjesë të ndryshme të trupit një të re dhe më pas është larguar. Kjo e fundit ka lajmëruar policinë më pas ka bërë denoncim

Related Posts

Leave a comment