Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

SPAK heton tenderin 1 milion euro për dezinsektimin e mushkonjave! Pas Silva Binos, merren në pyetje edhe 4 zyrtarë të tjerë

-640-0-1adcc5256704c840a409b0e183e021fa

Pak ditë më parë në SPAK u mor në pyetje shefja e Departamentit te Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino. Mësohet se SPAK po heton një tender me vlerë rreth 1 milionë euro për dezinsektimin e mushkonjave në vitin 2019.

Sipas Euronews, për këtë çështje përveç Silva Binos, SPAK ka marrë në pyetje edhe 4 zyrtarë e ish-zyrtarë te tjerë të ISHP, mes tyre shefen sektorit te dezinfektimeve.

Hetimi për këtë tender ka nisur pas kallëzimit të një prej kompanive ofertuese të asaj kohe e skualifikuar nga gara.

Sipas burimeve dyshimet janë se anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave për këtë procedure prokurimi kanë favorizuar kompaninë fituese duke e kualifikuar pa plotësuar kriteret e vendosura.

Zbatimi i kësaj kontrate 2 vjeçare ka përfunduar dhe tashmë nuk është lidhur asnjë kontratë e re për dezinsektimin e mushkonjave prej vitit 2021, pasi ISHP ka kërkuar që tenderin ta zhvillojë Agjencia e Blerjeve të Përqendruara pranë Ministrisë së Brendshme, e cila nga ana saj ka kërkuar të rishikohen specifikimet teknike.

Related Posts

Leave a comment