Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mbahet ministeriali i ministrave të Brendshëm të BE në Tiranë

auto_WhatsApp-Image-2023-07-22-at-09.01.52-1536x10231694703187

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka mbajtur fjalën e tij në ministerialin e Ministrave të Brendshëm të BE dhe Ballkanit Perëndimor.

“Do t’ju kërkoj ndjesë nëse bëj ndonjë gabim, duke qenë se jam i ri në këtë detyrë dhe jam shumë i lumtur t’ju bëj me dije që mbrëmë policia shqiptare kreu një operacion mjaft të suksesshëm kundër lëndëve narkotike. Për këtë jam shumë krenar dhe t’iu dërgoj një përshëndetje të madhe jo vetëm në emrin tim, por edhe në emrin tuaj,” – u shpreh Balla.

Ministri solli në vëmendje fluksin e turistëve këtë vit, duke e cilësuar veten si një zyrtar të kufirit që i uronte mirëseardhjen turistëve, duke marrë parasysh që vizitoi personalisht çdo pikë të kalimit kufitar, ku kontrollet ishin pa pengesa dhe siguria maksimale, siç tha ai.

“Falënderimet e mia të sinqerta shkojnë për kolegët e vendeve fqinje: Greqisë, Italisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut e sigurisht Kosovës, për operacionet e kontrollit pa pengesa që i provova vetë personalisht në secilën pikë kalimi të kufirit shtetëror,” – deklaroi Balla.

Related Posts

Leave a comment