Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Samiti në Bruksel, Rama: Çfarë më tha kryeministri i një vendi që tentoi t’i pengonte Shqipërisë integrimin

-800-0-ca06970dfe4e379a3c3f9439280556cf

Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar ditën e sotme ekipin e negociatorëve që kanë punuar për procesin “screening”, në kuadër të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ndër të tjera, Rama theksoi se puna e bërë nga skuadra kombëtare e negociatave është aq e madhe dhe e suksesshme, sa imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar tashmë në sytë e ndërkombëtarëve:

“E kam pasur shumë frikë këtë moment. Momentin e fillimit të negociatave, është test shumë sfidues. Kjo është një punë e administratës shqiptare. Jam i prekur edhe unë nga virusi i mosbesimit tek administrata. I cili ushqehet nga lajmet e këqija që nuk mungojnë.

Por ky proces kaq i suksesshëm është një revansh i heshtur i administratës dhe atyre punonjësve që e mbajnë dhe përmirësojnë vijimësisht gjithë makinerinë e shtetit shqiptar.”

Kreu i qeverisë foli edhe për një kryeministër, i cili siç u shpreh Rama, në një moment të caktuar e ka penguar procesin e integrimit të vendit, që e uroi për “punën e shkëlqyer që ka bërë skuadra shqiptare:

“Më afrohej edhe më thoshte, urime, vërtet urime dëgjojmë nga Brukseli që skuadra shqiptare po bën një performancë të jashtëzakonshme… Një arsye për të pasur këtë nevojë që kisha për t’ju parë me respekt para punës suaj.”

Rama nuk e qartësoi se për cilin kryeministër bëhej fjalë, nëse po fliste për Kyriakos Mitsotakis i cili është bërë aktualisht pengesë për integrimin e vendit për shkak të çështjes “Beleri”, për kryeministrin e Holandës, që ishte dikur skeptike për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, apo për ndonjë figurë tjetër.

Related Posts

Leave a comment