Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nuk u arrit marrëveshja për targat, Kurti akuza përfaqësuesit të lartë të BE-së: Borrell iu përshtat më shumë qëllimit të Serbisë

-640-0-kurtipng-255

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka akuzuar përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell se në takimin e para dy ditëve i është përshtatur më shumë qëllimit të Serbisë për çështjen e targave ilegale.

Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, Kurti ka thënë se ndërmjetësit kanë hequr nga agjenda e takimit me presidentin e Serbisë çështjen që ‘me urgjencë të kishte përqendrim në propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve’, raporton Koha.net.

Sakaq, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç do të zhvillojnë sot një takim në Bruksel me të dërguarin e BE, Mirosllav Lajçak, ku në fokus do të jenë diskutimet për ta arritur një kompromis mes palëve s ai takon reciprocitetit të targave. Ky takim i tyre zhvillohet dy ditë pasi në Bruksel u takuan edhe kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Serb Aleksandër Vuçiç, por që nuk arritën dot një marrëveshje.

Related Posts

Leave a comment