Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Plagosja në Shkodër/ Policia jep detajet e para, identifikohen dy vëllezërit (Emrat)

policia-pogradec-600x330-1-1 (3)

Plagosja në Shkodër mësohet të ketë ndodhur përgjatë një konflikti fizik për motive pronësie.

Fillimisht ka qenë 34-vjeçari Lad Gruda që është konfliktuar me Xh.F, dhe ky i fundit e ka goditur me sende të forta.

Më pas autori ka qëlluar me armë zjarri pistoletë vëllain e Lad Grudës, Ilir Grudën.

Vëllezërit e plagosur janë dërguar për mjekim në spitalin e Shkodrës.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Shkodër/informacion paraprak

Më datë 08.09.2021, rreth orës 09:15 në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Rrethinat, Shkodër, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi L.G., 34 vjeç.

Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xh.F, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin I.G., 41 vjeç vëllain e 34 vjeçarit , të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes

Related Posts

Leave a comment