Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Muhamet Rrumbullaku emërohet drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

-640-0-1662547803xcapturepng-896

Nga kjo e mërkurë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të jetë Muhamet Rrumbullaku. Vendimi u mor pas mbledhjes së qeverisë dhe u njoftua nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Rrumbullaku zëvendëson në këtë detyrë ish-drejtorin Gledis Nano.

Rrumbullaku, 56 vjeç, ka lindur në Tiranë dhe është diplomuar “Specialist i Lartë Policie” në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë. Ai është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë së Tiranës dhe në vitin 2010 ka marrë titullin Jurist.

Prej 2019-s ai qëndroi në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Edhe pasi ky institucion u kthye në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, Rrumbullaku vijoi të qëndronte në krye të tij.

Më 2 Shtator, ai u zëvendësua në detyrën e kreut të AMP-së nga ish-drejtori i Policisë, Ardi Veliu. Ndër të tjera, Muhamet Rrumbullaku ka mbajtur një sërë detyrash të larta në Policinë e Shtetit.

 

Related Posts

Leave a comment