Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Parashikimi i motit, 21 tetor 2022

moti-5-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim e lehtë e mesatare. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 ballë.

Related Posts

Leave a comment