Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Ju jap 1 milion euro, vetëm na lini të ikim” – Oferta e pazakontë e Ramazan Rrajës për policët që e arrestuan

-640-0-fce7cfff4f0d79735e1cce9b53939f7c

Ramazan Rraja u arrestua mbrëmjen e të mërkurës. Ai ra në pranga për llogari të SPAK pasi dyshohet se është i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj dhe mikut të tij Aleksandër Laho, ngjarje ku mbeti i vdekur shoferi i automjetit, Andi Maloku.

Ndërkohë që janë zbardhur detaje nga arrestimi i të shumëkërkuarit Ramazan Rraja. Ai i ofroi policëve ta linin të ikte në këmbim të 1 milion eurove.

Pas ndërhyrjes së policisë në një lokal në zonën e Urës së Gjoles, Ramazan Rraja dhe Luis Konomi tentuan të largohen nga dera e pasme e më pas me një automjet të blinduar që lëviznin. Rrethimi i zonës nga policia bëri që ata të neutralizoheshin ndërsa në momentin e ndalimit Ramazan Rraja u propozoi policive një marrëveshje në këmbim të lirisë.

“Ju jap 1 milion euro, vetëm na lini të ikim”, mësohet të jetë shprehur 30-vjeçari i cili mbante në brez dhe një pistoletë gati për qitje.

I cilësuar një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Rraja i fshihej arrestimit me urdhër të SPAK prej disa muajsh duke u strehuar në Tiranë, Durrës e Lezhë.

Ai akuzohet si pjesë e një grupi kriminal që tentoi të ekzekutonte ish-prokurorin Arjan Ndoi dhe shtetasin Aleksandër Laho i njohur si “Rrumi”, ngjarje ku mbeti i vdekur shoferi i automjetit Andi Maloku.

Në dosjen e SPAK thuhet se ata po përgatiteshin për një atentat të dytë për Arjan Ndoj, Rrumin, dhe dy persona të tjerë.

Sipas SPAK, Rraja është marrë me organizimin e atentati ndaj ish-prokurorit për llogari të Plarent Dervishajt. Përplasja mes grupeve kriminale në qytetin e Durrësit vitet e fundit po kryhet për shkak të tjetërsimit të pronave në zonën e Gjirit të Lalëzit.

Bashkë me Rrajën, në pranga përfundoi edhe Luis Konomi i njohur edhe me emrin Elton Llozhi dhe nofkën “Çupja”, i cili ishte në kërkim për kërcënimin e një biznesmeni për t’u tërhequr nga një tender. Ramazan Rraja u la në burg të premten nga Gjykata e Posaçme megjithëse ai mohoi akuzat e ngritura nga SPAK.

Related Posts

Leave a comment