Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama tregon shifrat, ja sa do të rriten pagat për policët, punonjësit e burgjeve, Gardës dhe zjarrfikëseve

-640-0-1680946410xedi-ramaaa-106

Kryeministri Edi Rama lajmëroi rritjen e pagave për punonjësit e sektorit në fushën e sigurisë. Ai theksoi se janë 12120 punonjës të Gardës dhe 3566 të sistemit të Policisë së Burgjeve, të cilët do të përfitojnë rritje page.

Rama tha se do të ketë rritje page për 12 mijë e 120 policë dhe gardistë dhe 3 mijë e 566 punonjës të sigurisë në burgje.

“Kini parasysh dhe ju e dini shumë mirë, që paga e çdo niveli nuk është njësoj për të gjithë në atë nivel sepse ka vjetërsi pune ka dhe disa kushte të tjera. Gjithsesi unë po flas këtu për pagën e nivelit.

Pra, sot paga e drejtuesit madhor është 139 375 lekë dhe bëhet sot, me 48 125 shtesë mujore, shkon në 187 500 lekë.

Për drejtuesin më poshtë drejtuesit madhor shtohet me 24 125 dhe bëhet 137 500, për komisarin shtohen 21 mijë lekë, gjithmonë me të reja, pra 211 mijë lekë në këtë rast dhe shkon 112 500. Për inspektorin e parë shtohet edhe këtu, me 20 445 dhe shkon në 97 500.

Ndërsa për Burgjet, drejtuesi madhor sot e ka 138 375, shkon në 187 500, drejtuesi më poshtë e ka 112 e shkon 137 mijë lekë. Komisari e ka 83 mijë lekë e shkon në 112 mijë lekë dhe inspektori i parë e ka 71 000 lekë e shkon në 97 500 lekë”, u shpreh ai.

Gjithashtu, kreu i qeverisë deklaroi se rritje pagash do të ketë edhe për punonjësit e zjarrfikëseve.

“Po ashtu, kemi dhe rritjen e pagës për gratë, për punonjësit e PMNZH-ve, nga ku do të përfitojnë 1181 punonjës.

Edhe këtu, drejtuesi zjarrfikës shkon në 125 mijë, inspektori zjarrfikës shkon në 90 mijë, zjarrfikësi shkon në 80 mijë dhe asistent zjarrfikësi shkon në 75 mijë.

Të gjitha këto rritje janë rritje mesatarisht prej 20 mijë lekësh të reja në muaj.

Pastaj vazhdojmë me vitin e dytë, pra, me hapin e dytë po themi, brenda një viti, për të gjitha kategoritë e mësipërme që kanë një rritje tjetër dhe në finale rritja në vlerë e pagës për të gjithë sistemin përsëri do jetë sipas kategorive, nga 49 125 deri në 16 500. Pra niveli i ulët do të rritet me 165 mijë lekë në muaj”, theksoi Rama.

Related Posts

Leave a comment