Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Progres-raporti i KE, reagon Rama: Në BE, tani nuk ka oreks për zgjerimin

-640-0-616fc72a9c87a

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat, një ditë pas zbardhjes së progres-raportit të Komisionit Evropian.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se KE konfirmoi se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e negociatave.

Në fjalën e tij, Rama pati edhe një mesazh për opozitën, që i cilëson 25 prillin, një masakër zgjedhore, për të cilën është ngritur edhe një Komision Hetimor.

“KE rikonfirmon bindjen se i kemi plotësuar kushtet. Raporti e vulos objektivisht se Shqipëria vjen nga një proces zgjedhor i padiskutueshëm në pikëpamjen e integritetit dhe përputhjes me standardet e OSBE. Së dy Shqipëria ka vazhduar konsolidimin në reformat kyçe. Vettingu nënvizohet si model suksesi. Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit përcaktohet si një luftë që po mbaron. Respekti për liritë dhe të drejtat e njeriut rikonfirmohet, ku politika e drejtpeshuar vlerësohet. Përpjekjet tona për të përafruar kuadrin legjislativ me BE vihen re dhe vlerësohen. Progresi në funksion të një ekonomie funksionale të tregut, referohet si një përpjekje që përparon. Politika e jashtëm në përputhje me BE shihet si vlerë në këtë process.

Nga ana tjetër, raporti i progresit nuk është thjesht një dokument me vlerësime pozitive. Ka edhe çështje që duhen adresuar. Shqipëria sot përtej progresit që ka bërë nuk është një vend, që mund të bëhet sot anëtare me të drejta të plota të BE-së edhe sikur të donin të tjerët, që nuk duan e nuk duan sepse në këtë moment në Europë nuk ka një oreks për zgjerimin, por për të shkuar në atë pikë ne duhet të vazhdojmë përpjekjet.

Ky proces nuk bëhet sepse na e kërkojnë dhe na e imponojnë në Paris e Bruksel, ne e bëjmë për veten dhe që në këtë vend gjeneratat e tjera të kenë një vend që funksionon si një vend dinjitoz me vendet e tjera dhe ky është një proces i vështirë dhe me shumë sfida, por është e vetmja rrugë, nuk ka asnjë anashkalim apo shmangie që na çon atje ku e merito Shqipëria”, tha Rama.

Related Posts

Leave a comment