Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tenori i njohur thirrje Edi Ramës: Tregohu burrë dhe anulo koncertin e Goran Bregoviç!

C9E2216D-898C-4AC6-920B-1E2203667C50

Tenori nga Kosova Ramë Lahaj i ka bërë thirrje Edi Ramës në emrin e të gjithë kosovarëve që të anulojë koncertin e këngëtarit serb, Goran Bregoviç në Korçë.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se këngët e tij ishin himni i çetnikëve për të vrarë nënat, motrat, vëllezërit e baballarët tanë.

Lahaj shton më tej se ai vetë bashkë me kolegët vjen dhe këndon në Festën e Birrës, ndërsa i drejtohet Ramës duke i thënë: “Tregohu burrë nji here në jetë e mos na lëndo ma shumë”.

Shkrimi i plotë i Ramë Lahaj:

“Z. Edi Rama po të drejtohem në emnin e të gjithë kosovareve, anulo Goran Bregoviqin!

Ai dhe kangët e tij që ishin himni i çetnikëve serb për të prerë fëmijët, nanat, motrat, vëllezërit e baballarët tanë nuk mund t’ jene në Shqipni për të festuar në festen e birrës.

Zgjidh ke të duash nga artistet me mua në krye, ani pse nuk këndoj në festa birrash, por po të vij unë dhe gjithë koleget pa asnjë lloj detyrimi, me festu së bashku me muzikën tone të bukur shqipe.

Po jo me atë që neve na i prenë fëmijët në djep . Tregohu burrë nji here në jetë e mos na lëndo ma shumë. Mos na i qit krip plagës. Unë jam vet artist, e misioni i artistit është me ndjellë paqe përmes artit, por ky rast asht krejt ndryshe dhe ju e dini pse!

E sa i përket renditjes se kush erdh i pari e kush i mrami kur Shqipninë e dridhi tërmeti, n’ ketë punë renditja asht krejt e pa ransishme!

Shipnija asht bo sofra e shtrati jone at‘here kur çetniket serb me kangët e Goranit na i ka permys e djegë shpiat e baballarëve. Mos i rafte kurrë Shipnisë me u provu në të keq, se t’ madh e t’ vogël aty na ka. T’ paret!

Thuaj jo Bregoviqit z. Kryeministër!

Shipnisë nuk i ka hije me bo dasem me dajre t’ çetnikëve.”

Related Posts

Leave a comment