Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zjarri në Radhimë frikëson pushuesit, braktisin hotelet dhe dalin me çanta në rrugë (FOTO)

-640-0-611e8d7a8fc9d

Zjarri që përfshiu pasditen e sotme Radhimën si pasojë e djegies së gjeneratorit që furnizonte zonën me energji ka trembur pushuesit.

Frika nga flakët, dhe sidomos shqetësimi nga tymi i madh që ka mbuluar zonën, i ka detyruar të lënë hotelet dhe banesat ku ishin akomoduar.

Aktualisht Radhima dhe Orikumi janë pa energji. Sakaq zjarri në zonë po përparon me shpejtësi dhe pse në vendngjarje janë katër zjarrfikëse që po luftojnë me flakët si dhe vetë banorët e zonës.

Veç sipërfaqes me bimë dhe shkurre raportohet se janë djegur edhe disa banesa të rrënuara në të cilat nuk jeton njeri.

Zjarri në Radhimë frikëson pushuesit, braktisin hotelet dhe dalinZjarri në Radhimë frikëson pushuesit, braktisin hotelet dhe dalinZjarri në Radhimë frikëson pushuesit, braktisin hotelet dhe dalinZjarri në Radhimë frikëson pushuesit, braktisin hotelet dhe dalin

Related Posts

Leave a comment