Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

KU ESHTE DRITA, FISNIKERIA, E BUKURA, E MIRA?

184825259_5459029854172280_6072639658403589459_n (1)
Nga Josif Papagjoni
Me ben pershtypje pse kaq zi shihet te gjithçka ne kete vendth te vogel tonin, qe quhet Shqiperi! Thuajse te gjithe e shajme, e peshtyjme, e mohojme. Ia nxjerrim syte njeri-tjetrit. Grushtat dhe shkelmat i kemi gati. Po pse? Pse?! Prej nga vjen ky ajer mbytes, kjo fryme e qelbur? Ky s’eshte ndertim, por veteshkaterrim, me rrenje ne nje pavetedije kombetare te frustruar. Ç’eshte kjo ndjenje negative perçmimi per vendin?! Duhet thene, per vetveten.
Ndjek here pas here biseda ne TV. Mirepo, te them te drejten, rralle e kam pare kete Fatos Lubonjen, njeri vertet i vuajtur, i lexuar dhe i guximshem, qe te shoh diçka te mire ne kete vend, te ky popull, qofte dhe te klasa politike me te cilen jemi te mllefosur. Vetem zi, vetem helm, vetem mosbesim, vetem deshperim, vetem asgjesim te çdo vlere, te çdo gjeje. Ky, them, eshte nje difekt i komplekseve te tij dikur, me familjen e prere ne “bese” nga ndeshkimi idiot i diktatures, si i te atit ashtu dhe i vetes, paçka se qene njehere motit te po asaj kupole. Por edhe sot, per motive qe s’i di, ka shume mllef zemra e tij. S’gjen karar. Duket se e ka humbur driten e miresise dhe “nordin”, teksa s’mbeti pa stigmatizuar per çdo gje socialistet, qeverimin e tyre, Edi Ramen po e po, dikur miku i tij, per t’ia flakeritur mepastaj ambasadores amerikane, Amerikes dhe kujt t’i dale para. Valle vetem ky sens e perligj shpirtin e tij kritik? A nuk e kuptojne analistet e kesaj tipologjie se ligjerimi i tyre eshte thuajse i semure, i njeanshem, jo mendjehapur; se mllefet e tyre duan t’i bejne pjese te “darkes” se njerezve duke vrare çdo shprese e gje te bukur qe ky vend ka. Shqiperia ka ecur aq shume sa dhe vete ne qe jetuam dy epokat habitemi. Pse, pra, duhet ta mohojme gjithkund e kurdohere? Po dy fjale te mira kur do t’i themi? Ose me drejt: Kur do t’i thuash ti, zoti Lubonja? Natyrisht une e di se ai eshte tipi konician, qe grindet me rrobat e veta e jo me me te tjeret, por deri kur, deri sa?
Ndjek vazhdimisht mendimin, shpirtin kritik dhe ligjerimet e Andi Bushatit, nje tjeter analist ky, qe pushton ekranet çdo mbremje. Ai eshte edhe me zi. Madje e humbet edhe fillin me te holle te logjikes duke lundruar ne paradokse, thagma dhe arsyetime çudane. Ky eshte kriminel, ai mafioz, ai tjetri maskara, kaq miliarda ka zhvatur ketu, kaq atje. Jo, s’ka kurrefare takse ne akuza. Njihet sidomos per shpotite ndaj amerikaneve, kinse nje “sovranist”, term idiot ky i shpikur nga politikanet e deshtuar dhe populisto-nacionaliste te tipit Berisha-Meta dhe shpura e jesmeneve qe kane zhvatur me pare prej tyre poste, privilegje, hatere. Keta me kujtojne Enverin dhe Mehmetin dikur qe do ta mbronin Shqiperine me breket e rena ne fund te kembeve. Po per çfare “sovranizmi” po na molloisin keta te tejkaluar te kohes se sotme politike, te Shqiperise ne NATO, me nepsin e te gjitheve dhe te luturat e te gjithve ne, socialiste a demokrate, per t’u futur nen ombrellen evropiane 30 vjet? Keto ide e qendrime marrin nje fare vesku retorik permes gojes se nje analisti mercenar si Bushati! Si nuk degjova diçka pozitive prej ketij njeriu, diçka per punen, zhvillimin, pse jo dhe begatimin qe Shqiperia jone, gjithsesi, e ka mberritur per njemije e nje arsye. Jo! Veç zi e me zi, sikur te ishte jo nje shqiptar promovues dhe mendjehapur, por nje i huaj, dikush qe i gezohet deshtimit. Si s’degjova qe Shqiperia shyqyr na paska nje sy te ngrohte vleresimi dhe respekti nga diplomatet e huaj dhe stafet qeveritare evropiane, por u shqye me akuza e bllofe: jo ky fitoi aq, jo atij i kane dhene kaq, jane thjesht zyrtare te korruptuar qe i jane ngjitur si mizat bythes se kalit, domethene qeverise… Por a s’ka nevoje njeriu sot edhe per pak optimizem mor zoteri, per ca gjera te mira qe jane bere e behen, duke i dhene pakez oksigjen shpreses, pritjes per me mire, te bukures, fisnikes, te mires? Jo, veçse zi gjithkund, sikur keta shqiptaret ku ai jeton te jene te gjithe hajdute, kriminele, idiote, te shitur, tradhtare. Kaq i anshem eshte sa s’ke nevoje ta degjosh, e ka te parashkruar çdo gje, ne balle si i thone fjales, thjesht e deshmon veten si viktima e drejtperdrejte e paragjykimeve te tij, doemos dhe vetemburrjeve. Keta tipa analistesh jane ekstremiste, mbeten ne skaj te gjykimit dialektik e te drejtpeshuar “edhe-edhe”, por jane si Nihilisti i tregimit te Qamil Buxhelit, pa dalluar nje fill drite e rezultati perreth, veç helm, vrer e zi. Nuk e njohin “Po”- ne asnjehere, veçse “Jo”-ne, duke ushqyer iluzionin se jane kritike te “regjimit”, te guximshem e trimeror, qe beje “denoncime” krimesh, hajnish, deformimesh politike etj. Brofka…
Tipi i trete i llojit te negativizmit, i kritikes per hir te kritikes, eshte Artur Zheji, paçka se duhet thene qe ligjerimi i tij, shpesh ironik e sarkastik, eshte i veshur me nje petk kulture dhe shprehimesie. Porse thelbi, edhe tek ai, mbetet po njesoj, nihilizmi. Them se kjo eshte nje semundje e inspiruar fillimisht ne realitetin e ri postkomunist te pas vitit 1990, kur mendjet rebele te njerezve qe aspironin ndryshimin dhe mendjet e ngrira, dogmatike dhe te lodhura te atyre qe shihnin te ndryshimi katastrofen – u turen kunder njeri-tjetrit dhe çdo gjeje qe ishte bere dikur nga po ky popull. Inati perfshiu gjer dhe pemtoret, vreshtarite, platancionet, qe u shkaterruan te gjitha, lere fabrikat, uzinat, ndermarrjet qe u vodhen gjer dhe te gozhda e fundit. Mirepo koha ka levizur, shqiptaret kane ndryshuar, jo çdo gje eshte e keqe, e neveritshme, e perbuzshme, e “vjellur” prej nje zhgani kriminelesh, mafiozesh, qe madje-madje na e kane pushtuar gjithe qeverine etj, etj.
Ok, une jam per kritiken e guximshme, dhe here pas here e ngjyej penen aty, paçka se nuk eshte zeja ime. Por dalloj ne qiell edhe ngjyra te tjera, jo vetem terr. Tanime syri eshte i hapur, shikojme se si i bejne analizat politike televizionet italiane, amerikane, franceze. Ka respekt, arsyetim, ekuiliber. Se ja, po ju sfidoj juve te treve, dhe te tjere qe parapelqejne kete lloj paradigme te ligjerimit dhe analizes politike: Pse kjo Partia Socialiste fiton tri mandate rresht dhe, ndofta, te katertin neser? Pse ky Edi Rama, paçka veshjeve te tij ekstravagante dhe nje folklorizmi te moderuar stilistik dhe etnografik, paçka shpotive qe duket sikur i jane bere ves e huq, paçka deshires se paepur per imazh, spektakel, estetike sheshesh, rrugesh, godinash, paçka shumekatsheve etj, etj, – pse ky njeri, pra, fitoka 3 mandate si kryebashkiak i Tiranes dhe 3 mandate te tjera si kryeminister?! Kur na qenka kaq i keq, pse dreqin e votojne keta shqiptaret? Budallenj jane? Pergjigja nuk jepet me inate, thjesht se nuk me pelqen mua. Pyetja tjeter: Perse dreqin e duan kete njeri ne qarqet euro-atlantikase, mos valle vetem per shakate e tij, batutat, per pikturat dhe koshin e basketbollit qe mban ne zyre? Apo thjesht per nje fytyre krejt te veçante qe i ka dhene kabinetit te tij qeveritar duke u besuar politikaneve gra? Jo! Une nuk jam nje i njohur i tij, siç mund te kene qene keta te tre, sot te mllefosur. Asgje s’kam perfituar nga ky pushtet, dhe nga asnje pushtet tjeter. Dhe nuk ia kam nevojen askujt, me mjafton mendja ime, puna ime. Por i them keto se duhet ngritur nje tjeter institucion analize politike. Ky i sotmi me duket i vjeter, si gjysme komunist, me gjykimin dhe mohimin en-block. Sa shume te tjera mund te rendisja. Por jo, me ke e ke! Dikush me thote madje, he servil, i shitur, sahanlepires, jesmen dhe idiotesi te tjera. E pra, duhet pare ne bardh e zi, miq, jo vetem zi, as vetem bardhe.
Fola thjesht per tipologjine e kritikes politike te tri analisteve me emer, Lubonjes, Bushatit, Zhejit. Ka dhe te tjere, sigurisht. Por keta jane vetem shtysa e ketij shkrimi. Ka ardhur koha qe te kurohemi nga lengata e gjate e sharjes se vetvetes, e mohimit te gjithçkaje, e shpotise dhe satires ndaj çdo gjeje te mbare e te mbrothet qe shqiptaret bejne. Ka ardhur koha e arsyes se kthjellet, qe nderton, frymezon, ngjall shprese, promovon, krijon kulture komunikimi civil, jo e “arsyes” se verber qe veçse mohon, perkeqeson e ta shpif. Ka ardhur koha qe te mbjellim ne mendimin publik nje PEME TE RE. Une e quajta metaforikisht drita, fisnikeria, bukuria, e mira. Por ju mund te shtoni dhe te tjera, qe lidhen me vlerat, virtutet, arritjet. Me POZITIVEN. Me Shqiperine qe ecen dhe shkund shpatullat per t’i flakur tej mendesite e nje ekstremizmi topites, deshperues, cinik, qe kurre s’ka per te bere ferk. Ka ardhur koha e nje televizioni te ri, e nje medieje te re, e nje vetedijeje te re.

Related Posts

Leave a comment