Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

DITA E FUNDIT NE ATHINE

309124233_8064596883615551_7783967293190224205_n

Josif Papagjoni

U shmalla me shoke e miq te mi te artit e letersise nga Saranda e me tej. Kesaj here, paçka se ishim takuar edhe ne Festivalin e Teatrit ne Gjirokaster, u pershendosha me aktorin plot emocion, energji dhe dramatizem, Nikolla Llambron. Nikolles madje i kam dhene dhe mesim ne Akademine e Arteve, kur isha pedagog i ri, dhe ai na solli ca histori te bukura te miat, pak prej pedanti fillestar e pak si komike prej pedagogu te ri. Nuk e dija se paskesha qene aq kerkues. Sigurisht, fluturoja ne qiejt e nje akademizmi te rrepte e skolaticizmi, qe shpesh te rinjte e kane brenda vetes, ardhur nga egua e pangopur dhe fillimet. Ndofta ishte dhe ajo fjala “fluturon me presh ne b…” Epo fundja, jeta fillimisht plot endrra eshte, plot ngjyra, me pas nis e vijne mugetirat, deshperimet, zhgenjimet. Por s’eshte koha per ankime te tilla ketu.
E pra, Nikolla eshte jo vetem nje aktor i mrekullueshem dramatik, qe mbante teatrin e Gjirokastres me kryerole, por dhe ne shume filma me role karaktresh. Ka shume filma te xhiruar edhe ne Greqi. I kam pare disa syresh. Por nje nga kulmet e aktrimit te tij ne Greqi ishte diadrama e Mrozhekut “Emigrantet”, e luajtur tok me Karafil Shenen dhe regjine e Laerti Vasilit. Nikolla na rrembeu te gjitheve para nja 10 vjetesh. Nje interpretim i ngopur me dramacitet dhe emocione te rrembyeshme, cytur prej nje instinkti mbijetese, fshatari te pagdhendur, lakmitar e hileqar, si dhe nje vetedijeje te traumatizuar prej plebeu dhe emigranti te shoqerive postindustriale. Por une te kjo kafe-bisedash te permallshme doja ta rinxirja ne spikame, para se gjithash, Nikollen si njeri me karakter te forte, i sinqerte, i tejdukshem si qelqi, qe s’di te genjeje e shtirret asnjehere ne jete. Te rralle jane njerezit si ai. Ne e kemi ruajtur miqesine dhe respektin qysh viteve te studimeve ne Institutin e Larte te Arteve, kur ndanim pasionet tona. Dhe dua te them dhe nje gje te fundit: Nikolla eshte nje atdhetar i ndershem, qe e do me shpirt Gjirokastren e tij, Saranden ku bente plazhin gjate veres dhe takoheshim shpesh, teatrin shqiptar dhe Shqiperine tone, ashtu siç eshte, pa e share ate siç bejne disa gjydyrime kinse moderne ne Shqiperi e jashte saj. Shpirtin ai e ka aty.
Per Niko Kacalidhen, te shtrenjtin mik te zemres qysh nga vitet studimore e me pas ne Sarande, kam folur e shkruar; dhe nuk resht se pelqyeri artin e tij. Kenaqesi te bisedoj me poetin e shumenjohur e te talentuar te letersise shqipe qysh nga vitet ’70 e gjer sot, njeriun plot sqime e miresi, ndersa sot shkrimtarin grek me shume botime ne greqisht nga shtepi botuese kryesore ne Athine etj; nje kurore plot suksese te merituara mban ne dore Nikua, nje poet i permasave kombetare, nga te paktet krah Sadik Bejkos, e te ketyre niveleve.
Me Stefan Martikon u takova disa here dhe fjale per letersine, por dhe mangesite tona politike, sociale e antropologjike behen perhere tema bisedash te nxehta. E di se do me marr malli per ty Fane, por rasti vjen serish, ose ti vjen kendej, ose une hidhem nje vrap andej… Vllami im Petro Xhavarra te ka quajtur “i urte si nje ëngjëll”, ani pse ti grindesh me padrejtesite ore e çast. E di apo s’e di?!…
Me Novruz Abilekajn nuk njihesha. Ishte nje kenaqesi. Burre i zgjuar nga Tërbaçi. Eshte babai i gazetarit te njohur Enton Abilekaj. Ndonese sot i biri, Entoni, ka krijuar “imazhin” e tij neper ekrane dhe e njohin, te themi, te “gjithe”, perkundrazi te atin, Novruzin, si gjithe rremihesit e germave dhe librave e njohin vetem lexuesit e tij dhe nje grusht miqsh te penes. Ai ka shkruar libra me poezi, një roman dhe nje liber me ese. Shoqeror dhe i hapur siç eshte, paçka se e la Shqiperine mbi 20 vjet me pare, Novruzi e ka tretur ne varg e ne shpirt çdo dritherime qe vjen prej saj, çdo lengate e shprese. Ka shkruar dhe nje libër për Enver Hoxhen ne nje qasje te forte sarkastike, mbushur me ironi sqimatare labe. Une s’e kam lexuar por miqte e mi ma kane mburrur shume, nje veshtrim interesant. Novruzi ate shpirt social dhe organizues qe ka pasur heret, e rishfaqi me plot pasion si aktivist i shquar i shoqatave letrare e kulturore në Greqi. Gezohem qe te njoha Novruz!
Doja te takoja dhe grekun shpirtmadh Niko Canin, ustain tim hidraulik, ne Dhafni, dhe me mbeti aq merak. Ky grek bujar, i thjeshte si profesioni i tij dhe deti, me hapi ne ditet e mia te kiametit me 1991 shtepine, me liroi dhomen e djalit te vetem dhe ne hanim ne sofer se toku me familjen e tij dhe qiria Janen, aq e dashur e fisnike. Sikur te isha nje vella i tyre, ashtu ndjehesha. Gjer dhe djali i tij i vogel, Jorgua, i dhuroi djalit tim te dyte 7 vjeçar asohere, Ledianut, biçikleten e tij… Ah, ah!… Por do gjej rast here tjeter Niko!…
Sa me shume plakemi e vitet kalojne, aq me njerezore behemi, mendoj. Dhe bien ne balte paragjykimet idiote te disave prej “patriotesh” te thekur, qe ushqejne urrejtjet, dasite, qe flakerijne mburrjet dhe kapardisjet e tyre, me mendjet e mbyllura dhe sahatet e mbetur shekujve, kur udhetohej me karroca e gomere..

Related Posts

Leave a comment