Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

JETE TE GJATE MJESHTER!

324023074_588255256041853_326413826542367132_n

Josif Papagjoni

…Ka kaluar mesnata. Sot kishte ditelindjen mbesa ime, Siari, 7 vjeçe dhe po sot ka ditelindjen kineasti yne Dhimiter Anagnosti. Per mbesen fjalet dhe urimet jane “personale”, rrine ngrohte ne “xhepin” tim, por per Anagnostin ato jane publike.
Urime mjeshter!
Une botova pak kohe me pare ne panairin e fundme te librit monografine time kushtuar ketij mjeshtri te padiskutueshem te kinematografise shqiptare, botim i Akademise se Shkencave. Dua ta ndaj me ju emocionin qe me dha ky botim i veçante duke iu perfalur, po ashtu, artistit tone te shquar.
Ideja me bujti ne koke diku nga viti 2001 tek kisha shkruar dy monografi per njerezit dhe artistet qe i kisha pasur per zemer, Kadri Roshin dhe Pirro Manin. Nuk ndjehesha i plotesuar nese nuk shkruaja diçka edhe per Anagnostin, qe me ftonte ne fluturime te bukura te mendjes dhe ne ngazellime perjetimesh qe ma tollovitnin zemren. Kisha nje grindje me dhe brenda vetvetes qe me trazonte here pas here. Pastaj, seç kisha dhe nje mall si prej bregasi, sepse ai ishte nga Vunoi, siç e kam po njesoj kete mall edhe per Robert Ndreniken, ndersa me heret per Petro Markon dhe cigaren e tij te pashuar… E pra, per kete arsye realizova me Anagnostin nje bisede te gjate per idete dhe mendimin e tij artistik dhe estetik mbi filmat qe kishte prodhuar si dhe vete “artin e shtate”. E botova ate interviste te gjate ne revisten shkencore te Akademise se Shkencave “Studime per artin”, e perfshiva me pas ne librin tim “Biseda per artin” dhe, po ashtu, e bera pjese te kesaj monografie. Ajo bisede ishte magma e vete librit, e cila me ftonte ta shkruaja; qe diç si prej flakeze qiriu qe shkrepetinte brenda meje. Kisha qejf ta “shenjteroja” kete njeri modest, qe i kishte dhene kombit te vet nje PASQYRE per te pare vetveten. Por erdhi nje çast kur ai ma preu shkurt e rrepte: “Degjo Papagjoni, shkruaj vetem per filmat e mi siç mendon ti, por jo per gjera te tjera te jetes sime e me the te thash”. “Ok, si te duash ti”, ia ktheva. E si t’ia prishja?! Une e njihja natyren e tij te “veshtire” per te bere intervista etj. Ishte nga artistet e paket qe i refuzonte ato; refuzonte çdo delir, çdo mburrje dhe reklame ndaj vetes, pellg ku bien jo pak artiste. Eshte pjese e mitologjise se tyre. Por ama, ajo magma derdhur tashme ne librin e paperfunduar rrinte aty brenda meje e nxehte. Nderkohe, ai nuk i perkiste me vetvetes dhe familjes se tij. I perkiste kultures kombetare. I perkiste kombit shqiptar. Ishte bere pjese e fenomenit historik te artit.
Kaluan me shume se 20 vjet. Kisha shkruar sakaq mbi 30 libra per teatrin, filmin letersine dhe artet. Por e kisha peng kete liber, s’di pse, dhe do te me mbetej merak nese nuk do ta botoja para se jeta te bente te sajen me mua. E kisha si nje mall te embel perbrenda. Dhe çapove gjer ne muranen e fundit te ketij libri prej rreth 450 faqe. Zanafilla ishte, gjithsesi, ajo biseda e bere diku te fillimvitet 2000. Ishte e vetmja dhe me e plota e dale nga goja e tij. Shyqyr qe ishte bere i “mbare”, kunder zakonit te tij. Dhe mua me ishte e domosdoshme qe ne ato fare pak shkurtima intervistash, qe kineasti yne i vyer kishte pranuar te bente nder vite, ta perfshija drejperdrejt (permes pohimit te tij) biseden tone te gjate si apendiks ne fund te ketij libri, duke e shperfaqur tashme shume me gjere mendimin e tij, me domethenes, si te thuash, mirefilli estetike.
Afermendsh se libri ka nje gershetim mes vleresimit tim si kritik mbi filmat e Anagnostit dhe artin e tij pergjithesisht, nga njera ane, dhe mendimit e vleresimit te shume njerezve te ditur e artisteve te mirenjohur per të, nga ana tjeter; ka jo pak perthyerje psikologjike te miat fale nje narrative here-here poetike mbi jeten e ketij kineasti, punen, familjen, endrrat, pervojat artistike, mundimet dhe gjithe muzat, here te shpenguara e here te trembura nga karakollet e parimeve te realizmit socialist, siç u mandatua ky art para vitit 1990. Jam perpjekur te sjelle dimensionin e artit dhe ideve te tij, shpjegimet per dilemat, kufizimet, kontradiktat, kompromiset me skemat e imponuara, sikunder te ve ne spikame fuqine e universalizimit te motiveve, subjekteve, temave, ate pushtet qe rralle kush e pati per te dhene ne ekran karakterin dhe shpirtin shqiptar, vetedijen historike, flijimin, solidaritetin, gjemat dhe komedite, antropologjine, veçanerisht te jugut te Shqiprtise etj, etj.
Ne ditet me tutje kam qejf te shperndaj per miqte e mi edhe ndoca thermokla nga libri, qe ndofta krijojne paksa vijezime te shprehura te portretit te Anagnostit, i cili sipas meje eshte si Kadare ne letersi, Piro Mani ne teater dhe Sali Shijaku ne pikture.

Related Posts

Leave a comment