Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

PIKTURA – IMAZH ESTETITK, RELIGJIOZ, HISTORIK DHE VETJAK

308664533_8054641191277787_2204048770014179629_n

Josif Papagjoni

Kam pare disa galeri arti ne bote, ne Paris dhe Bruksel, ne Milano dhe New York, ne Beograd dhe Sofie, ne Vilnus dhe Bratislave, ne Budapest dhe Prage. Dhe te tjera sosh. Kesaj here bera nje vizite te imtuar ne Galerine Kombetare te Artit ne Athine. Nuk them se eshte me e bukura, por ne Ballkan e me gjere s’e arrin tjeterkush nga simotrat e saj. Nje godine e hijshme qelqi dhe mermeri te ftonte te shijoje ç’kishte brenda “barku” i saj – pra, te shijoje ate çka i jep vleren reale, permasen dhe identitetin artistik nje galerie. E para pyetje qe ma cyste mendjen: Po ne, shqiptaret, ç’galeri arti kemi? Dhe se kam fjalen veç per godinen, nje ngrehine e ftohte, e rende, gjysme budallaqe, pa imazh arkitektonik. Galerite, tok me institucionet qendrore te artit – opera, teatri, muzete, akademite – jane shenjime jo thjesht urbanistike dhe arkitektonike, por qendra te shperfaqjes se energjise shpirterore, talentit, shijes, cilesise dhe fantazise se nje populli.
Duke ecur pavioneve te shumta te kesaj galerie pash se si ngjizeshin dhe kryqezoheshin aty pavion pas pavioni epokat, stilet, figurat e spikatura te piktures greke, veçantite, poetikat, krijuesit. Pash dhjetera e dhjetera piktura te periudhes bizantine e postbizantine. Imazhet biblike me ngjarjet e tyre tragjike e perhiruese ishin te pakrahasueshme. Une doja te beja gjithnje nje qasje me Onufrin tone madheshtor, dhe them se ai, perballe botes se rafinuar bizantine greke, mbetet nje nga krenarite e kultures sone kombetare. Diku kjo lloj pikture e hershme lepihej ne ngjyre, forme e kompozim brenda kanoneve te njohura te asaj poetike pikturike, por diku gjetke vura re dhe shmangie prej tyre; madje vura re dhe nje qasje te ndrojtur drejt piktures se shpenguar religjioze te rilindjes italiane, ku shprehja njerezore dhe gjesti zhvishen nga modelet e parapara dhe kanonika kishtare.
Pashe shume piktura me motive, ngjarje e personazhe historike, portrete heronjsh te revolucionit grek e me pas tij, kompozime interesane, çaste tensioni shpirteror apo shfrimesh pasionale. Pashe piktura me nje stil te perpunuar romantik te ndikuara prej shkolles gjermane e holandeze, me tutje forma te impresionizmit te vone, qe me kujtonin tablote e Manese, Monese, Van Gogut; ja ku vinin pasandaj imazhet e perthyera ekspresioniste, surealiste e sidomos ato kubiste, qe me kujtonin Daline, Pikasone, Shagallin etj. Dhe me tutje, ne nje pavion te veçante, piktoret dhe pikturat moderne e postmoderne, ku ne per fat te keq dhe idiotesise se realizmit socialist, nuk i pame e as i shijuam dot. Piktura ne Kosove po, i provoi keto forma e ate stilistike. Fantazite e “çartura” me amalgamat e çuditshme, groteskun, realitetet onirike, kompozime qe thyenin rregullat e vjetra dhe krijonin nje super realitet, jo thjesht gjesende te enderrta, por dhe ankthe, frikera, psikike te traumatizuar, duke vijuar me minimalizmin, serializmin, konceptualizmin, instalacionet etj – ishin veti estetike te kesaj lloj pikture.
Mund te shkruash libra pa fund. Dhe kjo s’eshte as dija ime, as synimi im dhe as koha. Doja thjesht t’u ftoja te shikoni disa nga imazhet qe une fotografova, duke lene jashte syrit tim dhjetera e dhjetera piktura te mrekullueshme…

Related Posts

Leave a comment