Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

NJE BREGAS, SEVO QENDRO, QE NGRITI HOTELIN LUKSOZ “GRANDE BRETAGNE” NE QENDER TE ATHINES.

309004896_8060326247375948_6543951474887862742_n

Josif Papagjoni

Kur ma treguan historine me shume dyshova sesa besova. Por me pas e verteta mbetet e vertete, e shkruar mbi leter. Miku im nga Saranda Piro Naçi me ftoi te pime nje kafe tok me Lefter Çekon ne hotelin me te mire te Athines, “Grande Bretagne”, aty perbri me Sintagma, ku kryejne ritualin ushtarak tradicional rojet e Gardes, nje aset turistik i mençur dhe domethenes ky. Ishte nje habi per mua se si nuk e kam degjuar me pare, se paku, nga gjithe keta njerez e “dijetare” qe flasin e derdellisin per hotele, resorte turistike qe nga Tanzania, nigeria e ku t’u teket kur udhetojne me paret e televizioneve, ndersa per kete hotel me emer, qe u ngrit dhe kishte pronar nje shqiptar, Sevo Qendron nga Bregdeti (apo Savon, siç e therrisnin greket), nuk eshte thene dhe as thuhet nje fjale… Blendi Fevziu dhe ca vajza e gra qe keputen kembet poshte e larte per te shuar kuriozitetin e shqiptareve me asete turistike te botes nga Japonia ne Kanada, ja ku e kanje nje gjeze vertet interesante. Nejse, pune per ta…
Po cila eshte historia e ketij Sevo Qendros nga Bregdeti qe ndertoi si investitor dhe pronar hotelin e famshem “GRANDE BRETAGNE”? Kush ishte? Ndofta nga Himara, ndofta nga Piqerasi, ndofta nga Shen Vasili, fshati im? Histori si në përrallë…
Sevo Qendro bregdetasi ishte njeheresh nje aventurier dhe biznesmen, qe kishte instinktin e punes dhe fitimit. E nisi kete aventure ketu e 150 vjet më parë per te ngritur nje nga krenarite dhe emblemat e turizmit Grek, Hotelin GRANDE BRETAGNE, dhe nje nga më të dëgjuarit në Evropë e në botë.
Sevua ishte një njeri i forte, me nisiative, diku dhe nje aventurier i parase. Tip i çuditshëm… E mori fatin e tij ne krah dhe iku nga vendlindja drejt nje shprese. Bregasit e rrihnin shume kurbetin, Itali, Spanje, Egjipt dhe sidomos Greqi. Me gunën në krahë, koburet në brez dhe fustanellën tërë lerë, rreth viteve 1840 mori rrugën e kurbetit. Korfuzi ishte stacioni i parë. Në kërkim të një pune në ishull takon një patriotin e tij që e dërgon në Agrinio. Aty fillon punë në një dyqan tregtar dhe me të hollat që mblodhi provoi të merrej me tregëtinë e gjësë së gjallë. Nuk i eci…
Revolucioni i vitit 1854 ne Maqedoni e gjen në Selanik si luftëtar. I lodhur dhe i raskapitur drejtohet drejt Athinës në kërkim të vëllait që punonte nëpër stane. E gjeti si mirëmbajtes te karocave Mbretërore dhe si kashaises kuajsh… Me shumë vështirësi gjeti punë si truproje i një të pasuri nga Vllahia (Aleksander Neno). Kjo i dha mundësi të udhëtonte në shumë vende të Evropës. Kthehet në Athinë tashmë si një ‘’evropian’’, bën punë të rëndomta në një nga hotelet e qendrës së Athinës. Ishte njeri krenar, grindej shpesh. U grind me nje punedhenes dhe perfundoi ne burg. Pas burgut vazhdoi të punonte përsëri në hotelet e pjacës. Gjithë ç’kishte qene jo më shumë se 30 cent. E si mund te ndertonte Sevo Qendro nje enderr prej biznesmeni e pasaniku?! Mirepo puna, fati dhe instinkti prej biznesmeni e coi drejt pasurise. Më 12 Tetor 1866 Sevo Qendro themelon Hotelin GRADE BRETAGNE në qendër të Athines me 20.000 banorë…!!! Në atë kohë hoteli kishte 80 dhoma dhe vetëm dy dushe – ata që dëshironin të bënin banjë duhet ta deklaronin një ditë më parë…Personeli e furnizonte hotelin me kova dhe gjyma me ujë, nuk ekzistonte rrjeti i ujesjellesit… Ndersa sot ai ka 400 dhoma dhe nje sherbim ekselent.
Rrugëtimi i Sevos drejt ndertimit te ketij hoteli eshte pjesë e rëndësishme e zhvillimit të Turizmit Grek dhe atij Evropian. Hoteli ishte përballë Pallatit Mbretëror, sot ndërtesa e Parlamentit grek. Me ardhjen ne Athinë gjeti punë në hotele të vogla në qendër të Athinës. Kjo punë i dha kënaqësi dhe filloi të thurte ëndrra… Por mungonin paratë. Ne këtë rrugëtim Sevo Qëndro bashkëpunoi me një nga guzhinjerët më të famshëm të Greqisë dhe të oborrit mbretëror, Stathis Lampsas, i cili kishte mbaruar per kulinari ne Paris. I emocionuar nga pervoja, shijet, profesionalizmi, personaliteti dhe idetë novatore të Lampsas, ai ofroi bashkepunimin e tij në hotelin e tij… Pronari i dha Sevos në mirëbesim për t’i ruajtur 60.000 dhrahmi. Duke luajtur poker pronari humbiste shuma të mëdha parash, prandaj këto donte t’i vinte mënjanë për ndonjë rast… Sevua e shfytëzoi këtë moment dhe kërkoi t’i përdorte vete dhe do t’ja kthente në një periudhë të mëvonëshme. Ranë dakort dhe kështu ai themeloi hotelin e parë të tij (me qira). Me fitimet qe beri bleu ndërtesën e Shkollës Franceze të Arkeologjisë e projektuar dhe e ndëruar nga arkitekti i famshën Theofil Hans (ai që ka projektuar edhe ndërtesën e orkestrës së famshme, ku jepen koncertet e Vjenës; madje ky teater u financua edhe me paratë e bamirësit nga Voskopoja, Simon Sina). Pak vite më vonë Sevo Qëndo e mori me qera edhe këtë ndërtesë. Më vonë e ktheu në hotel me emrin Grand Bretagnia. Qysh kur u ndertua ne shek. XIX e deri më sot ky Hotel ka qënë si zgjedhja e vetme e anëtarëve të familjeve Mbretërore, kryetarë shtetesh, pesonalitete të shquara të fushave të ndryshme nga e gjithë bota. Në 150-të vite jete “GRANDE BRETAGNE” e bregasit SEVO QENDRO ka luajtur një rol te madh si mjedis takimesh, pune, njohjesh, turizmi e me gjere në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike të Athinës. Në sallonet e tij politikanët e shteteve e kategorive te ndryshme kanë nëshkruar traktate, bizesmenët marëveshje të rëndësishme, ndersa qeveritë e kanë pasur si selinë e tyre.
Brenda një kohe të shkurtër Hotel GRANDE BRETAGNE do të bëhej më i miri i Lindjes, ndersa per nga akomodimi, më i shquari i Evropës Lindore. Fatkeqësisht Sevo Qëndro nuk i gezoi frytet e talentit, guximit, punes dhe përpjekjeve te tij. Ai vdiq më 1888. Fati shpesh luan me njerezit. E veja e Qëndros sipas dokumentave noteriale të kohës duhet t’i jepte bashkëpronarit Lampsas 200.000 dhrahmi te asaj kohe qe të ngelej e vetmja pronare ose, perndryshe, Lampsas t’i kthente asaj 300.000 dhrahmi. Ndodhi e dyta: ajo pranoi të merrte 300.000 dhrahmitë, duke e lënë Lampsas pronarin e vetëm të hotelit. Ky dhe trashëgimtarët familjarë te tij e kane drejtuar dhe vazhdojne ta drejtojne gjer ne ditet tona. Hotel GRANDE BRETAGNIE thjesht konfirmon mitin e turizmit te Greqisë.
Rrasti i Sevo Qëndros nuk ishte i vetmi. Një tjetër korçar pas vdekjes së Sava Qëndros ndërton dy ndërtesa të mëdha në platia Omonia (Bangia quhen ) për nder të Joani Bangës, korçari që u bë i pasur me mund dhe me vështirësi të mëdha. Ndërtesat e Bangës në sheshin Omonia u përdorën si hotele dhe ishin nga më modernët e kohës ( hotel Aleksandri i Madh dhe Olimpia)…
Ja si luan fati me shqiptaret. Por fundja une e piva nje kafe luksi ne hotelin luksoz te nje shqiptari, te nje bregasi, ndofta te nje bashkefshatari tim. dhe m’u duk se ne vend te portretit te grekut Lampsas ne recepsion, zemra ma donte te vija portretin e Sevos.
Tungjatjeta Sevo Qëndro, sa shume krenari me dhe!
Ps
Shkrimi eshte mbeshtetur ne artikullin e ‘’babait’’ te gazetarisë greke, Vlashi Gavriylidhi (1848-1920).

Related Posts

Leave a comment