Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tronditjet tektonike gjeopolitike

72786ae2-2290-45cd-96b5-ac2d663447aa

Nga Aleksander CIpa

Në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe veçanërisht, në raportet më të rëndësishme gjeopolitike, janë rikthyer rrezikshëm tensionet dhe rreziqet e përballjeve të armatosura ndërmjet fuqive të mëdha. Është fjala për një rrezikshmëri të nivelit më të pakrahasuar në periudhën e gati 35 viteve të fundit, pas rëniës së ‘perdes së hekurt’.

Diplomacia e shpërfilljes, ajo e cënimit të rregullave të sistemit të deridjeshëm ndërkombëtar, në pika të ndryshme të globit po shfaqet me arrogancë, me arbirtraritet, e me standarte të ndryshuara. Gjuha e kontrastit këndvështrues mes fuqive kryesore po e bën edhe më kritike situatën e të ardhmes së afërt. Tensionet dhe pikat e shtuara të tij në skaje të ndryshme të botës po i bëjnë edhe më të shumëfishuara dilemat dhe risqet e destabilizimit.

Foto:VCG

Foto:VCG

Kjo gjendje është e lidhur me një tronditje tektonike në gjeopolitikë dhe në krejt sistemet e marrëdhënieve ndërkombëtare. Përplasjet e dimensionuara mes SHBA-së dhe Rusisë, raportet e përkeqësuara SHBA-Kinë dhe tensionet të ndërlidhura me vizitën e Spikeres së Dhomës së Përfaqësuesve në Tajvan, znj. Nancy Pelosi, shembjet e strukturave financiare për arsye të militarizimit dhe buxhetimit të frikshëm ushtarak, të gjitha së bashku, përbëjnë panoramën drithëruese të një bote të sotme dhe të nesërme që rrezikon të shkelë në qorrsokake të shumta.

Mjaft treguese në këtë drejtim është dhe analiza e rishtë e ish-Sekretarit amerikan të shtetit, Henry Kissinger. Diplomati i regjur paralajmëronte së fundmi pikërisht rrezikshmërinë e këtij momenti dhe një spirale konfliktualiteti në të cilin kanë hyrë fuqitë e mëdha. Referuar Shteteve të Bashkuara, ai theksonte shprehimisht se “jemi buzë luftës me Rusinë dhe Kinën” dhe shprehte pesimizmin për atë që e konsideronte si mungesën e “çdo koncepti se si kjo mund të përfundojë ose se te çfarë supozohet të na çojë”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Mesazhi i ish-Sekretarit Kissinger është një kumt i zymtë për gjendjen aktuale të sistemit ndërkombëtar. Në këtë aspekt, nuk është vetëm lufta brutale që vazhdon në Ukrainë, por edhe acarimi ndërmjet Uashingtonit dhe Pekinit që lë vend për pesimizëm.

Vizita e znj. Pelosi në Tajvan ishte një test për ekuilibrin e munguar, por dhe tregoi një trajektore përshkallëzimi në Azinë e Largët. Nëse Spikerja e Dhomës së Përfaqësuesve këmbënguli për të vizituar Taipein dhe për të dhënë një sinjal mbështetjeje për Tajvanin, autoritetet kineze e etiketuan vizitën si një manipulim politik dhe një shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kinës. Megjithëse Presidenti Biden dhe Presidenti Xi patën një bisedë telefonike përpara vizitës, ajo nuk mjaftoi për të qartësuar shqetësimet e ngritura dhe qetësuar gjakrat.

Ndërkohë që Pekini akuzoi Uashingtonin se nëpërmjet retorikës dhe veprimeve po synohej një cënim dhe refuzim i politikës “Një Kinë”, autoritetet amerikane kritikonin atë që e quanin si përpjekje të Kinës për të ndryshuar status-kuonë aktuale dhe për të pushtuar Tajvanin.

Manovra me municion luftarak të Kinës në ujërat e hapësira ajrore rreth Tajvanit(Foto:VCG)

Manovra me municion luftarak të Kinës në ujërat e hapësira ajrore rreth Tajvanit(Foto:VCG)

Si kundërpërgjigje ndaj vizitës së delegaconit të Kongresit amerikan, Kina lajmëroi stërvitje ushtarake në zonat përreth Tajvanit. Dhjetëra raketa me rreze të shkurtër dhe të gjatë veprimi goditën objektivat e përcaktuar në rrethinat e ishullit të Tajvanit, ndërkohë që më shumë se 100 avionë dhe mbi 10 luftanije morën pjesë në operacionet masive. Në të njëjtën kohë, Pekini njoftoi kundërmasa diplomatike, duke përfshirë në vazhdën e tyre dhe anullimin e takimit të punës mes përfaqësuesve të departamenteve të mbrojtjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

E gjithë kjo paraqet një tablo shqetësuese, në një moment që paqja dhe stabiliteti në anë të shumta të globit janë sot më të tendosura se kurrë.

Lufta në Ukrainë ka pasur një efekt zinxhir që ka tronditur jo vetëm Europën, por edhe vendet në Afrikë dhe në Azi, veçanërisht për shkak të problematikave të krijuara në sektorin e energjisë, rrjetin dhe zinxhirin furnizues si dhe në industrinë e ushqimit.

Skërmitja e dhëmbëve në Azinë e Largët është tejet shqetësuese në këto kushte dhe prandaj nevojitet një shmangie sa më e madhe e provokimeve dhe retorikës së ndezur.

Manovra me municion luftarak të Kinës në ujërat e hapësira ajrore rreth Tajvanit(Foto:VCG)

Manovra me municion luftarak të Kinës në ujërat e hapësira ajrore rreth Tajvanit(Foto:VCG)

Manovra me municion luftarak të Kinës në ujërat e hapësira ajrore rreth Tajvanit(Foto:VCG)

Manovra me municion luftarak të Kinës në ujërat e hapësira ajrore rreth Tajvanit(Foto:VCG)

Megjithëse nga ana gjeopolitike po përjetojmë tronditje tektonike dhe me efekte afatgjata të cilat ende nuk i rrokim dot plotësisht, është e domosdoshme që të rivendosen dhe të thellohen kanale komunikimi institucionale ndërmjet dy superfuqive, respektivisht SHBA-së dhe Kinës. Me qëllim të evitohet çdo impuls i ekzagjeruar dhe të ekzistojnë mekanizma për zbutjen dhe kontrollin e konflikteve të mundshme.

Edhe këtu vlen t’i rikthehemi ish-Sekretarit amerikan Kissinger, i cili e ofron një recetë, edhe pse jo mjaftueshmërisht të kënaqshme për të gjithë. Sikurse thotë ai, “duhet të mos akselerojmë tensionet dhe duhet të krijojmë opsione”. Opsione të cilat ndoshta nuk sendërtojnë plotësisht një ekuilibër të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare, por të paktën të ofrojnë garanci afatmesme për mos-përshkallëzimin e konflikteve dhe përballjes së interesave. Pasi, në fund të fundit, bashkëjetesa në këtë planet është e vetmja alternativë që kemi.Nga

Related Posts

Leave a comment