Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar drejtësi për të vrarët gjatë luftës së fundit në Kosovë, e në veçanti të lagjes “Dardania” në Pejë. Pas homazheve pranë pllakës përkujtimore të kësaj lagje, shefi i ekzekutivit ka thënë se Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale. “Bashkë me kolegë nga Kuvendi dhe me aktivistë të Lëvizjes sonë bëmë homazhe këtu në Pejë te lapidari, duke u përkulur e duke i përkujtuar 40 të vrarët gjatë luftës së fundit nga forcat serbe këtu në lagjen ‘Dardania’”, ka thënë Kurti, teksa ka thënë se Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale. Kurti ka kërkuar më shumë punë nga Prokuroria Speciale në identifikimin e kryerësve të masakrave në Kosovë. “Drejtësia dhe e vërteta janë të domosdoshme për paqe afatgjate dhe për siguri, për të gjithë dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore e normale. Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë dhe Prokuroria Speciale duhet të punojë ditë e natë që t’i nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit dhe në këtë mënyrë të fillojë rehabilitimi për viktimat. Dihet që viktimat nuk janë vetëm të vrarët e të rrëmbyerit por edhe familjet e tyre, farefisi i tyre dhe mbarë shoqëria jonë”, ka thënë Kurti.
Related Posts
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se autoritetet “nuk do të bisedojnë dhe bashkëpunojnë me kriminelët” në veri, por do…
Nga Aleksander Cipa- Në këmbëngulje për të mos ta pranuar paqen mes fqinjësh. Sa më tepër gjak bijsh rrëmben Serbia…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbuluar për mediat se do të vizitojë Shqipërinë e më tej Vlorën në ditën…
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, më 5 mars ka deklaruar se asnjë armë, pajisje apo municion serb nuk i është shitur…
Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shtensionimi i situatës në veri nuk mund të zgjidhet me trysni dhe…
Edi Rama i qëndron idesë se Open Balkan është një mundësi e mirë për të gjithë, përfshirë dialogun Kosovë –…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas shumë refuzimeve ka thënë sot në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës se pranon…
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka komentuar tensionet e fundit mes Serbisë dhe Kosovës dhe qëndrimet e Shqipërisë lidhur…
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Prishtinë. Në aeroport ai u prit nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Xhemal Minxhozi….
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lirimit të tre policëve të Kosovës. Përmes një reagimi në Twitter, Rama shkruan se…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në konferencën e përbashkët për mediat me Presidenten e KE, se në Samitin e Procesit…
Po vazhdojnë përplasjet mes udhëheqësve kosovarë dhe atyre serbë për respektimin e Marrëveshjes së Ohrit. Është presidentja e Kosovës, Vjosa…
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell tha sot se çdo përpjekje për ta vënë…
Kreu i qeverisë Edi Rama shprehet se nuk e imagjinon kurrë që Kosova të mos jetë pjesë e Procesit të…